Me rastin e votimit të transformimit të FSK-së në ushtri, ka reaguar Lista Serbe, të cilët e kanë mbajtur Shtabin e Krizës, menjëherë pas mbledhjes.
Kryetari i Listës serbe, Goran Rakiq ka thënë se miratimi i ligjit për formimin e Ushtrisë së Kosovë, e ka sulmuar rëndë paqen, sigurinë e serbëve në Kosovë, përcjell ORAinfo.
Rakiq e quan shkelje ndërkombëtare themelimin e ushtrisë së Kosovës dhe shkelje e shumë marrëveshjeve, “Sot në Prishtinë në praninë e përfaqësuesve ndërkombëtarë, para syve të BE-së, OKB-së dhe të gjithë.
Botës është shkelur Karta e OKB-së ,Rezoluta 1244, Marrëveshjen e Kumanovës dhe të drejtën ndërkombëtare publike”, ka thënë kryetari i Listës Serbe.
Ai ka shtuar se me këtë Prishtina ka treguar se nuk dëshiron paqe dhe se serbët në veri e në zonat serbe në jug të Ibrit, duhet të mbrohen nga KFOR-i./ORAinfo/