
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se ndihma humanitare e ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për popullin e Gazës ka mbërritur dhe ka nisur menjëherë shpërndarja për familjet në nevojë, përmes partnerëve humanitarë në terren.
Sipas saj, dërgesa në vlerë prej 500 mijë euro përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe 158 mijë racione ushqimi të ngrohtë.