Mediumi “Al Jazeera” ka realizuar një storie për atë se si qëndron Kosova me sasinë e grurit të korrur sivjet. Siç raporton ky medium, këtë vit Kosova ka dështuar me rendimentin e grurit derisa ekspertët thonë se Kosova këtë vit nuk do të mund të plotësojë as gjysmën e nevojave të brendshme me grurë dhe se do të varet sërish nga importi.
Të hyrat nga korrja e sivjetshme e grurit në Kosovë janë më të ulëta për shkak të kushteve jo të favorshme klimatike dhe rritjes së çmimit të plehrave artificiale.
Ekspertët thonë se Kosova këtë vit nuk do të mund të plotësojë as gjysmën e nevojave të brendshme me grurë dhe se do të varet sërish nga importi.
Zyrtarët shpresojnë se rritja e subvencioneve do të inkurajojë fermerët që të rrisin sipërfaqen e tokës së kultivuar.
Problem paraqet edhe ndërtimi i shtëpive dhe objekteve të banimit në tokë bujqësore.