Kosova dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje doganore

09:38 | 04 December 2024
kosova-dhe-arabia-saudite-nenshkruajne-marreveshje-doganore

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është nënshkruar një marrëveshje e rëndësishme doganore me Ministrin e Financave të Arabisë Saudite, z. Mohammed Al Jadaan.

Sipas Muratit, marrëveshja u nënshkrua në ceremoninë hapëse të Konferencës Ndërkombëtare për Zekatin, Tatimin dhe Doganat 2024, ku po marrin pjesë bashkë me Drejtorin e Doganave z. Agron Llugaliu dhe atasheun doganor z. Bekim Mehmetaj.

Murati u shpreh se marrëveshja e nënshkruar, adreson çështjet doganore dhe është në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, përfaqëson një hap të madh përpara në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.“Duke përafruar bashkëpunimin tonë shumë dimensional në fushën e Doganave, marrëveshja do të kontribuojë në lehtësimin e tregtisë, përmirësimin e sigurisë dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik”, shkroi ministri.

Komento: