
Kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca është takuar me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.
Bëhet e ditur se në takimin njoftues pas formimit të qeverisë së re, Ambasadorja Laaksonen e uroi Zëvendëskryeministrin për mandatin dhe riafirmoi mbështetjen e Finlandës për zhvillimin demokratik dhe perspektivën evropiane të Kosovës.
“Takimi u fokusua në thellimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e reformave. U theksua gjithashtu kontributi i diasporës sonë në Finlandë, prej rreth 20 mijë bashkatdhetarësh, si urë lidhëse ndërmjet dy vendeve. Palët diskutuan edhe mundësinë e fillimit të punës për njohjen e ndërsjellë të patentë-shoferëve.
Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e partneritetit me Finlandën”, thuhet në njoftim.