Kosova dhe Irlanda me konsultime në prag të presidencës irlandeze të BE-së

18:25 | 19 Shkurt 2026
kosova-dhe-irlanda-me-konsultime-ne-prag-te-presidences-irlandeze-te-be-se

Një delegacion i Kosovës i kryesuar nga Drejtori i Departamentit për Evropë, BE dhe Rajon, Mentor Tahiri, zhvilloi një vizitë zyrtare në Dublin, ku u prit nga përfaqësuesit e palës irlandeze, të udhëhequr nga Drejtori për Zgjerim dhe Njësinë për Evropën Juglindore, Frank Smyth.

MPJD thekson në një njoftim se takimi shënoi një moment të rëndësishëm në avancimin e dialogut politik dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Gjatë konsultimeve, palët diskutuan mbi zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe Irlandë, marrëdhëniet bilaterale dhe avancimin e tyre, procesin e integrimit evropian të Kosovës, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat globale të sigurisë. Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit shumëpalësh në kuadër të organizatave dhe forumeve ndërkombëtare.

Takimi i zhvilluar në prag të Presidencës irlandeze të BE-së, konfirmoi përkushtimin e përbashkët për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Irlandës, si dhe për vazhdimin e dialogut të rregullt politik në funksion të stabilitetit, sigurisë dhe avancimit të agjendës evropiane.

Komento: