Kosova dhe Serbia janë shumë afër një marrëveshje

13:15 | 23 Shkurt 2022

Kosova dhe Serbia gati të arrijnë marrëveshje për disa çështje.

Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se janë gati të arrijnë marëveshje në, siç e quan ai, “disa dokumente” pas takimit 11-orësh me palën kosovare dhe asaj serbe.

Ai këto deklarime i ka bërë nëpërmjet llogarisë zyrtare të tij, duke thënë se “hapi i fundit është më i vështiri”, shkruan lajmi.

“Pas 11 orësh negociata intensifikuese dje, ne jemi afër arritjes së një marrëveshjeje në disa dokumente. Por, si çdoherë, hapi i fundit është më i vështiri. Puna vazhdon”, ka shkruar Lajçak.

Komento: