
Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë ngritur në pozita në renditjen e re të publikuar nga shtëpia e futbollit botëror, FIFA.
Për dallim nga renditja e fundit, Kosova është ngritur për dy pozita. “Dardanët” tani janë në pozitën e 109-të me 1.163 pikë. 109-ta mbetet pozita më e lartë e Kosovës ndonjëherë të cilën e kishte arritur edhe vite më herët.
Shqipëria ndërkohë është ngritur në pozitën e 66-të me 1.374 pikë.
Belgjika vazhdon të mbetet në pozitën e parë, ndjekur nga Brazili, Franca, Argjentina, Anglia, Italia, Spanja, Portugalia, Danimarka e Holanda. Gjermania është e 11-ta.
Përfaqësuesja e femrave të Kosovës gjithashtu është ngritur në pozitën e 110-të me 1.164 pikë.