Kosova do të ketë rritje ekonomike – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kosova do të ketë rritje ekonomike

23:07 | 09 Prill 2019

Vendi ynë ka marrë një lajm të mirë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë që parasheh rritje të ekonomisë së Kosovës për 4.2% më 2019, shifër më e lartë se sa 4.0% sa ishte parashikuar në tetor të vitit të kaluar.

Bruto prodhimi vendor (GDP) i Kosovës pritet të rritet për 4.0% më 2020, po ashtu rritje e njëjtë pritet edhe më 2024’të, thotë FMN’ja në raportin e saj të prillit, për perspektivën e ekonomisë botërore.

Ekonomia e Kosovës u rrit për 4.0% më 2018, sipas raportit.

Fondi pret që inflacioni vjetor për konsumatorin mesatar të jetë vetëm 0.6% më 2019, që është më i ulët se 2.9% sa ishte më 2018. Inflacioni mesatar pritet të jetë 2.4% në vitin 2020.

Deficiti i tashëm është parashikuar të rritet në 10.5% të GDP’së më 2019, nga 8.3% sa ishte më 2018. Deficiti i tanishëm pritet të jetë 10.1% dhe 8.0% e GDP’së në vitin 2020 dhe 2024 respektivish

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!