Kosova do të përfitojë nga ndihma ushtarake e ShBA’së, Presidentja e falënderon Blinkenin

20:15 | 09 Shtator 2022

Kosova vazhdon ta ketë mbështetjen e vazhdueshme nga SHBA.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), do të ndajnë 2.2 miliardë dollarë për investime ushtarake për vendet aleate në mesin e të cilave është edhe Kosova, njoftoi të premten Misioni Amerikan në NATO.

Me këtë rast, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, falënderoi sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken për siç tha, angazhimin e palëkundur për paqe dhe siguri.

“Një falënderim personal për Sekretarin Antony Blinken për angazhimin e tij të palëkundur për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe më gjerë”, shkroi Osmani.

“Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë amerikanë që qëndrojnë gjithmonë me popullin e Kosovës. Së bashku, ne do të shkojmë nga forca në fuqi!”, shtoi ajo.

Komento: