Kosova drejt falimentimit, në gjashtë mujorin e parë, rreth gjysmë miliardi më pak fitime

18:57 | 11 Nëntor 2020

Koronavirusi e ka goditur Kosovën.

COVID-19 i cili ka më shumë se tetë muaj që kur u shfaq në Kosovë, po vazhdon ta rëndojë gjendjen jo vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike në vend.

Si pasojë e kësaj pandemie shumë qytetarë kanë mbetur të punë, ndërsa pronarë të kompanive e bizneseve veçmas të vogla, janë detyruar t’u ua vënë drynin bizneseve të tyre.

Në anën tjetër, Ligji për Rimëkëmbjen edhe sot dështoi seanca për votimin e Projektiligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Për gjashtë muaj, madje pati rreth gjysmë miliardi euro. Kështu ka bërë të ditur Agron Demi nga Instituti Gap.

Derisa i njëjti ka kritikuar Qeverinë e Republikës së Kosovës, që këtë vit nuk ka hezituar me buxhet në autostradë të re në vlerë prej 600 milionë euro.

Ky është postimi i Demit në FB:

Institucione qe nuk e kane fare problem me marr vendime dënuese, por nuk munden tani e pesë muaj me aprovu ligje që ndihmojnë bizneset e qytetarët.

Vetëm në gjashtë mujorin e parë bizneset kanë deklaru 584 milionë euro më pak fitime. Deri në fund të vitit kjo shifër do të kaloj një miliardëshin. E ajo pakoja 1.2 miliardëshe për rimëkëmbje ekonomike nuk është askund.

E edhe në pandemi, kjo qeveri nuk ka hezitu me buxehtu autostradë të re në vlerë prej 600 milionë eurosh e me i emëru deri në pesë zëvendesministra për një ministri. E për krejta këto paguajnë bizneset që mbyllen e nuk ndihmohen.

Komento: