Kosova drejt zgjedhjeve: AAK pranon të shkojë në zgjedhje për të mos hequr taksën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kosova drejt zgjedhjeve: AAK pranon të shkojë në zgjedhje për të mos hequr taksën

09:32 | 30 Janar 2019

Zyrtari i AAK-së ka thënë se taksa nuk hiqet, jemi të gatshëm për zgjedhje.

Qeveria e Kosovës nuk do ta heqë taksën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake pavarësisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Bashkimit Evropian (BE), por edhe të partnerit të madh të koalicionit qeverisës (PDK).

Kështu ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Zëri” deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Rasim Selmanaj, duke shtuar se taksa do të qëndrojë në fuqi derisa të arrihet qëllimi i vendosjes së saj.

Duke i komentuar deklaratat e kryeministrit Ramush Haradinaj, njëherësh kreut të AAK-së se kjo mund të jetë java e tij e fundit si shef i Qeverisë, deputeti Selmanaj thotë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme, por, siç thotë ai, nuk tërhiqet nga vendimet e drejta.

Komento: