Kosova e gatshme për ndeshjet e tetorit, në stërvitje mungon ylli i madh

19:43 | 08 Tetor 2019

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll po bëhet gati për ndeshjet e tetorit.

Milot Rashica është rikthyer në stërvitje me Kombëtaren pasi mungoi në ndeshjen kundër Çekisë dhe Anglisë.

Ylli i Werder Bremen kishte pësuar një lëndim dhe është rikthyer të luaj vetëm dy javë më parë.

Rashica sot është stërvitur ndaras nga pjesa tjetër e skuadrës. Ai pritet të jetë në stol kundër Gjibraltarit për të qenë i gatshëm për Malin e Zi.

Në anën tjetër, Vedat Muriqi nuk ka dalë në stërvitje. Ai ka qëndruar në hotel për të pushuar.

Sulmuesi i Fenerbahces ka luajtur shumë muajin e fundit si me Kombëtaren ashtu edhe me skuadrën.

Komento: