Kosova e kompletuar i vazhdoi sot përgatitjet për ndeshjet e marsit

12:38 | 21 Mars 2023

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore para ndeshjeve të marsit.

“Dardanët” ushtruan prapë në qendrën nacionale në Hajvali.

Në stërvitjen e dytë, trajneri Alain Giresse i kishte në dispozicion të gjithë futbollistët, për dallim nga dje, kur prezentë ishin më pak se gjysma e ekipit.

Ekipi bëri ushtrime të lehta, me zgjatje dhe me vrapime, por edhe me lojën me topin.

Verdhekaltrit do të vazhdojnë të ushtrojnë në Kosovë para nisjes për në Izrael, ku do ta nisin kampanjën kualifikuese të Euro 2024, që do ta nisin të shtunën.

Më pas, të martën tjetër do ta presin Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të Grupit I, në të cilin bëjnë pjesë edhe Zvicra, Bjellorusia dhe Rumania.

“Dardanët” janë optimistë dhe synojnë ta sigurojnë kualifikimin historik në Kampionat Evropian.

Komento: