Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, më bashkëpunëtorë, priti në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.
Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e biznesit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Çobaj dhe Dreshaj u dakorduan që të përforcojnë sa më shumë bashkëpunimin ekonomik përmes organizimit të konferencave ekonomike, projekteve të përbashkëta, forumeve të përbashkëta ekonomike, duke ndihmuar ndërmarrësit në krijimin e marrëdhënieve afariste ne mes të dy vendeve.
Pjesë e delegacionit të Lidhjes Bizneseve të Kosovës ishin, Hashim Deshishku-Nënkryetar, Brahim Selimaj -Sekretar dhe Bajrush Hoti- anëtar.