Kosova e Mali i Zi synojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik

19:03 | 07 Maj 2024
kosova-e-mali-i-zi-synojne-forcimin-e-bashkepunimit-ekonomik

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, më bashkëpunëtorë, priti në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.

Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e biznesit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Çobaj dhe Dreshaj u dakorduan që të përforcojnë sa më shumë bashkëpunimin ekonomik përmes organizimit të konferencave ekonomike, projekteve të përbashkëta, forumeve të përbashkëta ekonomike, duke ndihmuar ndërmarrësit në krijimin e marrëdhënieve afariste ne mes të dy vendeve.

Pjesë e delegacionit të Lidhjes Bizneseve të Kosovës ishin, Hashim Deshishku-Nënkryetar, Brahim Selimaj -Sekretar dhe Bajrush Hoti- anëtar.

Komento: