Kosova e pandalshme, mposht edhe Luksemburgun në parakualifikueset për Kupën e Botës

19:53 | 23 Shkurt 2020

Kosova mposht Luksemburgun në parakualifikueset për Kupën e Botës.

Kosova ka shënuar fitoren e dytë në parakualifikueset për Kupën e Botës 2023. Dardanët kanë mposhtur në udhëtim Luksemburgun me rezultat 80-84.

Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen duke mbajtur avantazh deri në përfundim të pjesës së parë të ndeshjes.

Vendasit e nisën më mirë pjesën e dytë, por basketbollistët kosovar arritën të përmbysin dhe të fitojnë ndeshjen.

Komento: