“Kosova e Serbia nuk kanë të ardhme nëse nuk i rinisin negociatat”

11:08 | 10 Prill 2020

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar që një kohë të gjatë.

Kosova dhe Serbia nuk kanë të ardhme nëse nuk tregojnë se kanë gatishmëri për të rinisur negociatat.

Ky është konstatimi i bërë nga profesori amerikan, njëherit edhe njohës i rrethanave politike në Ballkan, Alon Ben Meir.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se asnjëra palë nuk mund t’i ikë pafundësisht zgjidhjes së konfliktit Kosovë-Serbi.

Siç thotë ai, nëse Kosova dhe Serbia s’kanë vullnet të mirë për zgjidhjen e konfliktit, s’ka të ardhme për këto dy vende.

“Nuk ka të ardhme për Kosovën dhe Serbinë nëse qeveritë e këtyre dy vendeve nuk e bëjnë të qartë se janë të gatshme t’u hyjnë negociatave me një vullnet të mirë për zgjidhjen e konfliktit, nga i cili asnjë palë s’mund të ikë pafundësisht”, ka shkruar ai.

Komento: