Kosova e Shqipëria mbeten jashtë ‘listës së Shangait’ për 1 mijë universitetet më të mira

23:43 | 15 Gusht 2022

Arsimi shqiptar vazhdon të jetë në gjendje jo të mirë.

Asnjë prej Universiteteve nga Kosova apo Shqipëria nuk është renditur në atë që njihet si klasifikimi i Shangait.

Në listën me 1 mijë universitete nga gjithë botë, nuk ka asnjë universitet shtetëror apo privat nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonisë së Veriut.

Në vendet e parë renditen universitete nga SHBA, Britania e Madhe dhe vendet e BE.

Lista e Shangait vlerëson mbi 1 mijë universitete në gjithë botën. Renditja bëhet mbi bazën e kritereve të kërkimit shkencor dhe njohjes së diplomave. Klasifikimi ka nisur që nga viti 2003 dhe publikohet çdo vit.

Komento: