Kosova edhe zyrtarisht me Ushtri, presidenti Thaçi dekreton tri-projektligjet

10:34 | 28 Dhjetor 2018

Kreu i shtetit Hashim Thaçi ka dekoruar tri-projektligjet që e bënë Kosovën edhe zyrtarisht me Ushtri.

Thaçi, ka dekretuar sot tri-projektligjet të cilat mundësuan shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Republikës së Kosovës.

Në ceremoninë e dekretimit, ka qenë i pranishëm edhe Gjenerali i Ushtrisë së Kosovës, Rrahman Rama.

Me dekretimin e këtyre tri projektligjeve, Republika e Kosovës edhe zyrtarisht është bërë me Ushtri.

Këto tri-projektligje ditë më parë dy javësh kanë marrë miratimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Deputetët në mënyrë unanime kanë votuar për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ndërkohë reagime të ashpra kishin ardhur nga Beogradi zyrtar. Megjithatë në përkrahje të Ushtrisë së Kosovës kishte dalë ambasada amerikane në Prishtinë, duke thënë se është e drejtë sovrane e Kosovës, krijimi i Ushtrisë së Kosovës.

Në mbështetje të Ushtrisë kanë dale edhe Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe.

Komento: