Kosova ende pa plan për rimëkëmbje ekonomike

21:04 | 11 Maj 2020

Vendi ynë ende pa plan për rimëkëmbje ekonomike.

Një pako emergjente prej 190 milionë euro e miratoi qeveria në fund të muajit mars. Por, kjo pako nuk e kishte për qëllim rimëkëmbjen ekonomike pas dëmeve të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Tani është e domosdoshme që të dizajnohet edhe një pako e re për të ndihmuar ekonominë e vendit.

Ministria e Financave tashmë ka nisur hartimin e një pako të re, por ende nuk është përfunduar.

Por në dizajnimin e saj po marrin pjesë, përveç MF edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Klubi i Prodhuesve dhe ekspertë të fushës.

Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane, thotë se pakoj për rimëkëmbje ekonomike duhet të jetë më e madhe se sa pako emergjente.

Zeka shton se Qeveria është pak vonë për pakon, mirëpo të rëndësishme janë masat që do i përfshijë.

Ndërkohë, sektori i prodhimit është dëmtuar shumë gjatë periudhës me pandeminë e cila po vazhdon.

Kështu së paku bën të ditur, drejtori i klubit të prodhuesve Astrit Panxha i cili, shton se rezultatet kanë dal nga një anketë që kanë kryer.

Panxha shton se, në pakon e parë emergjente kanë aplikuar një numër i vogël i prodhuesve.

Ndërsa, për pakon e dytë të dy këta presin që të përfundojë brenda muajit maj.

Komento: