Kosova është i vetmi vend në rajon që ka orë policore

16:38 | 22 Tetor 2021

Vendi ynë vazhdon të ketë edhe më tutje masa kufizuese.

Qeveria e Kosovës pritet që shumë shpejtë të miratoj masat e reja anti-Covid 19.

Ora Policore pritet të filloj nga ora 00:00 të vazhdoj deri në ora 05:00, kurse orari i gastronomisë të zgjatet deri në 23:00, shkruan Reporteri.net.

Përkundër që ka rënie të rasteve me Covid 19, ora policore nuk pritet të hiqet.

Edhe pse Asociacioni i Komunave të Kosovës ia kërkoi në takim sot Ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku që të largoj orën policore, kjo nuk pritet të ndodhë.

“Jemi shtetit i vetëm në rajon dhe më gjerë që kemi orë policore dhe që maska duhet të bartet edhe në ambient të jashtëm”, u shprehë Sazan Ibrahimi, Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Më poshtë keni masat që shtetet e rajonit kanë në fuqi dhe përveç Kosovës, asnjë shtet tjetër në rajon nuk ka orë policore apo bartjen e maskës në ambiente të hapura.

Bullgaria: Maskat vetëm stafi i lokaleve në ambient te mbyllur, nuk ka orë policore/ nuk ka pasur asnjëherë
Kroacia: Maskat vetëm ne ambient të mbyllur, nuk ka orë policore/ nuk ka pasur asnjëherë

Shqipëria: Maskat vetëm ne ambient të mbyllur, nuk ka orë policore

Serbia: Maskat vetëm ne ambient të mbyllur, nuk ka orë policore

Mali i Zi: Maskat vetëm në ambiente të jashtme, nuk ka orë policore.

Maqedonia e veriut: Maskat vetëm në ambient te mbyllur, nuk ka orë policore
Moldavia: Maskat vetëm ne ambient të mbyllur, nuk ka orë policore

Rumania: Për momentin maskat nuk janë obligative, për momentin nuk ka orë policore.

Sllovenia: Maskat obligative në ambient të mbyllur, nuk ka orë policore.
Momentalisht në Kosovë ora policore fillon nga 22:00 deri në 05:00, ndërsa orari i gastronomisë është nga ora 21:30.

Komento: