Kosova merr një pikë ndaj Greqisë.
Greqia dhe Kosova kanë ndarë pikët duke luajtur baras 0-0 në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës C, në Ligën e kombeve.
‘Dardanët’ këtë ndeshje e nisën me shumë ndryshime në formacion, shkaku i mungesave.
Pjesa e parë nuk dhuroi gola, por rastet nuk munguan.
Vendasit grek ishin për një nuancë më të mirë, por edhe Kosova ka mundur të tregohet më e rrezikshme, por që Lirim Kastrati të provonte goditjen në dy raste, kur zgjodhi të pasonte për Benjamin Kollin.
Rasti kryesor i pjesës së parë, ishte penalltia e pritur nga Aro Muric në minutën e 18’.
Gjyqtari i ndeshjes dhuroi një penallti shumë të lehtë për Greqinë, por Aro Muric me një pritje të jashtëzakonshme, bëri që porta e Kosovës të mbetet e paprekur.
Gjatë vazhdimit të pjesës së parë, Muric bëri edhe disa pritje të mira, për të vërtetuar formën e mirë.
Vlen të ceket se gjatë kësaj pjese Bernard Challandes u detyrua të bënte zëvendësimin e parë, kur Florian Loshaj u lëndua, dhe u zëvendësua nga Anel Rashkaj.
Fillimi i pjesës së dytë i takoi në tërësi Kosovës, që pati dy raste të mira shënimi.
Ishte fillimisht Lirim Kastrati që pati një mundësi të mirë, por goditja e tij u prit nga portieri Odisseas Vlachodimos.
Nuk vonoi shumë dhe një tjetër rast shënimi u tregua për Kosovën, me Leart Paqaradën që lëshoi një goditje të mirë pas një lëshimi të grekëve në mbrojtje, por një futbollsit vendas, largoi topin nga vija e portës.
Vazhdimi i pjesës së dytë, ishte i barabartë si në lojë, por mbeti edhe në rezultat.
Ky ishte barazimi i dytë për Kosovën këtë sezon në Ligën e Kombeve, ku ka regjistruar edhe dy humbje.