Kosova fiton vendin e dytë në garën rajonale, në kuadër të Samitit Digjital

15:29 | 24 April 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se Kosova ka fituar vendin e dytë në garën rajonale, në kuadër të Samitit Digjital për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai këtë njoftim e bëri përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, shkruan ORAinfo.

Bytyqi ndër të tjera sot u takua me përfaqësuesit e British Council, të cilët folën për të arriturat e deritanishme të projektit “Shkollat e shekullit 21”.

“Ky projekt i rëndësishëm, i cili synon të zhvillojë te fëmijët tanë shkathtësi të mendimit kritik, të zgjidhjes së problemeve dhe të kodimit, tashmë ka filluar të japë rezultate”- shtoi Ministri./ORAinfo/

Më poshtë mund të lexoni të plotë postimin e tij:

Pata kënaqësinë sot të dëgjoj nga përfaqësuesit e British Council për të arriturat e deritanishme të projektit “Shkollat e shekullit 21”, i cili ka filluar të implementohet pak kohë me parë në Kosovë, sikur edhe në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Më gëzoi edhe fakti se Kosova ka fituar vendin e dytë në garën rajonale, në kuadër të Samitit Digjital për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pra, ky projekt i rëndësishëm, i cili synon të zhvillojë te fëmijët tanë shkathtësi të mendimit kritik, të zgjidhjes së problemeve dhe të kodimit, tashmë ka filluar të japë rezultate.

Komento: