Formacionet zyrtare: Kosova – Greqia.
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së sontme mes Kosovës dhe Greqisë.
Dardanët luajnë sot ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve, pas barazimit ndaj Moldavisë tre ditë më parë.
Bernard Challandes ka përgatitur 11-shen ‘anti-Greqi’, ku për shkak të mungesave të mëdha, befasitë nuk mungojnë.
Samir Ujkani do të startojë nga minuta e parë, duke zënë vendin e Arijanet Muric, ndërsa Bersant Celina do të luajë në një rol të ri, si anësor i djathtë.
Në vijën e sulmit luan shtatlarti Atdhe Nuhiu.Ndeshja fillon në orën 20:45, ndërsa shpresojmë në fitoren për skuadrën tonë.