Kosova ka hapur ambasadë në Katar.
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se Kosova ka hapur Ambasadë në Doha të Katarit.
Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi, Pacolli përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Tëitter’ ka bërë të ditur se kjo ambasadë do të funksionalizohet në javët e ardhshme dhe që do të fuqizojë marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Kosova ka hapur ambasadën në Doha të Katarit, që do të funksionalizohet në javët në vazhdim për t’u forcuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy vendeve. Jam mirënjohës Katarit për mbështetjen që i ka dhënë ambasadës dhe Kosovës si një mik të afërt dhe partner”, ka shkruar Pacolli në Tëitter.
Kujtojmë se në fillim të këtij muaji ministri Pacolli ka takuar ambasadorin e Katarit në Shqipëri dhe jo-rezident për Kosovën, Ali Bin Hamad Marri, ku edhe kanë diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve.