Kosova heq gjendjen e emergjencës për COVID-19

12:55 | 24 May 2023

Në Kosovë është hequr gjendja e emergjencës me COVID-19.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë.

Ky vendim erdhi pasi që të njëjtin e ndërmorri edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Marrë parasysh rekomandimet e IKSHP-së, OBSH-së, dispozitat e ligjit për parandalimin e virusit, vlerësojmë se nuk ka më arsye për masa anti-COVID”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Komento: