Kosova heq taksën ndaj Maqedonisë së Veriut – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kosova heq taksën ndaj Maqedonisë së Veriut

14:48 | 05 Shtator 2019

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës ka hequr taksën e vendosur për Maqedoninë e Veriut.

Më 16 gusht të këtij viti Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës kishte vendosur taksë për importin e mjaltit natyral dhe për patatet nga Maqedonia e Veriut.

Mirëpo, sot ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka bërë të ditur se është shfuqizuar ky vendim, vetëm pasi që autoritetet maqedonase kanë marrë vendim që të lejoj importin e rasatit të peshkut.

“Sot është shfuqizuar dhe sipas ministrit në detyrë të Industrisë, ky vendim është marrë pas dakordimit të Maqedonisë së veriut për heqjen e të gjitha barrierave që pengojnë lëvizjen e lirë të mallrave dhe në veçanti pas vendimit të autoriteteve përgjegjëse të Maqedonisë së veriut për heqjen e ndalesës për importin e shitjes së rasatit të peshkut nga Kosova dhe importin e peshkut të gjallë që dedikohet për rritje ose mbushje të hurdhave me peshq të vegjël me prejardhje nga Kosova”, thuhet në vendimin e ministrisë.

Njoftimi i plotë i Shalës pa ndërhyrje:

Vetëm kur bëhemi bashkë për shtetin tonë mund ta arrijmë qëllimin, mund ta arrijmë respektin e të gjithëve.

Pas reflektimit të Maqedonisë së Veriut edhe unë sot kam marr vendim që ta suspendoj vendimin për masa reciproke të para disa javëve në lidhje me produktet e Maqedonisë së Veriut që hyjnë në Kosovë.

Ne do të vazhdojmë t’i mbrojmë prodhimet kosovare, vetëm duke rritur prodhimin dhe duke rritur eksportin mund ta zhvillojmë shtetin.

Prandaj, duhet të jemi bashkë për shtetin!.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!