Kosova humb milionat nga mosanëtarësimi në ENTSO, përfiton Serbia

00:02 | 17 Mars 2019

Kosova po ia sheh sherrin Serbisë.

Mosanëtarësimi në Rrjetin Energjetik Evropian i ka shkaktuar Kosovës humbje rreth 300 milionë euro, që nga paslufta, mjete që i ka përfituar Serbia. E, kësisoji Serbia për çdo vit fiton nga 17 milionë euro.

Anëtari i Bordit të Odës së afarizmit të Kosovës, Hamdi Malushaj thotë se përveç humbjeve të mëdha materiale, Kosova nuk po arrin ta shfrytëzojë as interkoneksionin 400kw me Shqipërinë, që ka kushtuar 33.5 milionë euro.

“Është diku me 17 milionë euro në vit të hyra direkte për Serbinë ose humbje direkte nga ana jonë. Efekti sekondar është shumë më i madh”, tha ai.

Komento: