Kosova i bashkohet Deklaratës së Përbashkët të vendeve të G7 mbi mbështetjen për Ukrainën

22:27 | 20 Gusht 2023
kosova-i-bashkohet-deklarates-se-perbashket-te-vendeve-te-g7-mbi-mbeshtetjen-per-ukrainen

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot në mënyrë elektronike mbledhjen e radhës në të cilën ka miratuar vendimin përmes të cilit i bashkohet Deklaratës së Përbashkët të vendeve të G7 mbi mbështetjen për Ukrainën.

”Mbështetja dhe përkrahja ndaj Ukrainës, do zbatohet sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Që nga 24 shkurti i vitit 2022, Rusia po përpiqet ta pushtojë Ukrainën.

Gjatë kësaj kohe, NATO-ja ka qenë e qartë në mbështetje të Ukrainës.

Në këtë linjë ka qëndruar edhe Kosova, duke i vendosur sanksione Federatës Ruse.

Komento: