Kosova i jep sot lamtumirën e fundit të riut që humbi jetën në Itali

08:19 | 14 Qershor 2026

Familjarë, miq dhe të afërm do t’i japin sot lamtumirën e fundit të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili humbi jetën tragjikisht në Itali.

I ndjeri ndërroi jetë pasi u mbyt në një lumë në zonën e Orzinovit, duke lënë në pikëllim familjen dhe gjithë ata që e njohën.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet këtë të diel në orën 17:00, në varrezat e fshatit Damanek. Ndërkohë, e pamja do të organizohet në Odën e Syljanuzve, ku familja do të presë ngushëllime.

Lajmi për vdekjen e tij ka prekur shumë qytetarë, si në Kosovë ashtu edhe në diasporë, ndërsa mesazhe ngushëllimi dhe solidarizimi me familjen kanë ardhur nga të afërm, miq dhe bashkëvendës.

Familja ka shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe lutjet e të gjithë atyre që po qëndrojnë pranë tyre në këto momente të vështira.

Komento: