Kosova i përgjigjet shpejtë Çekisë, barazon rezultatin

15:25 | 07 Shtator 2019

Schick ndëshkon Kosovën, përgjigjet Muriqi.

Është zhbllokuar rezultati në ndeshjen Kosovë – Çeki.

Kombëtarja e Çekisë ka arritur të gjejë golin në përballjen kundër kombëtares sonë Dardane.

Ishte minuta e 15’ kur ylli i kombëtares çeke, Patrik Schick, kaloi kombëtaren e tij në epërsi.

Gjithsesi, reagimi i kombëtares Dardane ishte shumë i shpejtë, me anë të Muriqit.

Ka akoma shumë lojë për tu luajtur. Spektakël i garantuar.

Komento: