Gjashtë ndeshje pa fitore. Kjo është seria e më e dobët e Kosovës nën drejtimin e Bernard Challandes, të cilën kërkon ta thyejë sot ndaj Sllovenisë.
‘Dardanët’ në stadiumin ”Fadil Vokrri” nuk do të kenë aspak përballje të lehtë, teksa takohet me Slloveninë, e cila është e ranguar në vendin e 64-të në FIFA.
Në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve, Sllovenia pas dy ndeshjeve të para ka katër pikë, ndërsa Kosova ka tubuar vetëm një sosh.
Kjo do të jetë hera e parë që këto dy kombëtare luajnë mes vete.
Kosova në pesë humbjet e fundit në shtëpi, ka pësuar gol pas minutës së 80′.
Ndeshja do të fillojë nga ora 20:45, derisa besojmë te një fitore e djelmoshave tanë.