Kosova do të përballet me Bjellorusinë sot në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Ndeshja do të zhvillohet në Budapest, duke filluar nga ora 20:45.
Ky takim do të zhvillohet pa tifozë, meqenëse Bjellorusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, teksa si vend neutral e ka zgjedhur stadiumin ‘Szusza Ferenc Stadion’.
Në këtë ndeshje fitorja është opsion i vetëm për Kosovën, për të mbajtur sado pak gjallë shpresat për kualifikim.
‘Dardanët’ do jenë pa Milot Rashicën ndaj Bjellorusisë, për shkak të problemeve fizike.
Teksa duket që edhe Edon Zhegrova nuk ka arritur të jetë pjesë e 11-shes startuese sot.
Kujtojmë, Kosova në tri ndeshjet e para ka barazuar në kuadër të grupit I, teksa Bjellorusia nuk ka akoma asnjë pikë.
Më poshtë formacioni zyrtar i Kosovës:
Kosova: Muric, Paqarada, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Fazliji, Dresheviq, Celina, Rrudhani, Muslija, Muriqi