Kosova luan sot ndeshjen e dytë miqësore me Maltën

09:45 | 04 Qershor 2021

Kombëtarja e Kosovës do të zhvilloje miqësoren e dytë.

Kombëtarja e Kosovës do të zhvilloje sot ndeshjen e dytë miqësore e paraparë në muajin qershor ndaj Maltës.

Në stadiumin “Wörthersee” të qytetit Klagenfurt në Austri, “Dardanët” kërkojnë edhe një fitore duke inkuadruar lojtarët e rinj që janë bërë pjesë e skuadrës.

Në këtë takim pritet të luajnë Valmir Sulejmani dhe Astrit Selmani në sulm pasi Vedat Muriqi nuk do të jetë në këtë takim pasi është pushuar nga Challandes.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:00.

Komento: