Kosova mbanë stërvitjen e radhës, bëhet gati për ndeshjen ndaj Greqisë

19:13 | 11 Nëntor 2021

Kosova duelin e ardhshëm do ta ketë me Greqinë.

Përfaqësuesja e Kosovës i është rikthyer stërvitjeve pas miqësores ndaj Jordanisë.

Në seancën e sotme kanë stërvitur vetëm futbollistët që ishin më pak të angazhuar dhe ata që nuk luajtën në ndeshjen e mbrëmshme, teksa pjesa tjetër kanë bërë rigjenerim në hotel.

Edhe pse ishte vetëm një miqësore, humbja nga Jordania ka bërë që zhgënjimi tek lojtarët të jetë evident dhe tashmë në ditët e mbetura deri tek dueli me

Greqinë duhet të punohet në ngritjen e morali i ekipit, në mënyrë që në Athinë të kemi paraqitje sa më të mirë.
Ndeshjen e radhës Dardanët do ta zhvillojnë të dielën në udhëtim te Greqia.

Takimi i së dielës mes Greqisë dhe Kosovës zhvillohet në Athinë me fillim nga ora 20:45.

Komento: