Kosova me nivelin më të ulët të punësimit, reagon LDK: ‘Rruga e Re’ është rruga e vetme drejt zhvillimit ekonomik

19:08 | 17 October 2024
kosova-me-nivelin-me-te-ulet-te-punesimit,-reagon-ldk:-‘rruga-e-re’-eshte-rruga-e-vetme-drejt-zhvillimit-ekonomik

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), ka reaguar pas raportit të sotëm të Bankës Botërore, i cili e radhitë Kosovën në vendin e fundit në Ballkan, me numrin më të madh të të papunëve.

Nga LDK thonë se Qeveria Kurti nuk ka plan për zhvillim ekonomik.

“Ky raport është ri-konfirmim i asaj që ne si LDK e kemi potencuar vazhdimisht. Kjo Qeveri nuk ka plan për zhvillim ekonomik; por ka vetëm propagandë dhe keqqeverisje.Si rezultat i mungesës së vizionit dhe projekteve zhvillimore të kësaj qeverie, të rinjtë tonë po e braktisin vendin dhe largohen nga Kosova”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje në reagim thuhet se nën udhëheqjen e Abdixhikut, Kosova mund ta tejkalojë krizën ekonomike të theksuar nga Banka Botërore

“Lidhja Demokratike e Kosovës, në krye me kryetarin Lumir Abdixhiku, e ka një plan të detajuar, si dhe ekip të duhur për ta zhvilluar ekonominë e vendit, për të krijuar vende të reja të punës, dhe për t’i ndalur trendet negative të kësaj qeverie, që po i shtyejnë kaq shumë të rinj e të reja ta lëshojnë vendin”.

“‘Rruga e Re’ është rruga e vetme drejt zhvillimit ekonomik. Dhe ndryshimin për Kosovën që e duam do ta sjellim ne”.

Reagimi i plotë:

Komento: