Kosova me popullsi më të re në Evropë, por me papunësi të madhe

20:29 | 10 Tetor 2021

Vendi ynë vazhdon të ketë shifër të lartë të papunëve.

Kosova është ndër vendet me popullsinë më të re në Evropë, por që papunësia tek të rinjtë është shumë e lartë.

Në tremujorin e parë të vitit 2021, të rinjtë në Kosovë kishin gjasa dy herë më shumë të jenë të papunë krahasuar me të rriturit, raporton Indeksonline.
Në mesin e personave të moshës 15-24 vjeçare dhe në fuqinë punëtore, 48.6 % ishin të papunë.

Papunësia është më e lartë te femrat e reja (53.5 %) se te të rinjtë meshkuj (46.1%).

Po thuajse një e treta (29.8 %) e personave të moshës 15 deri 24 vjeçare në Kosovë nuk ishin të punësuar, nuk ndjekin shkollimin apo trajnime. Kjo shifër është 29.6 % për femrat e reja krahasuar me 29.9 % për të rinjtë meshkuj.

Kështu u bë e ditur në raportin “Anketa e Fuqisë Punëtore TM1 2021” të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Komento: