Veni ynë vazhdon të jetë e izoluar.
Me këtë rast, Komisioneri për Migrim, Dimitris Avramopoulos ka deklaruar se Kosova meriton të ketë liberalizimin e vizave.
“Më vjen mirë që Parlamenti Evropian po e njeh rëndësinë e lëvizjes së lirë për Kosovën. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me të qenit të drejtë (fer), por edhe me pranimin e përpjekjeve të tyre. Ka të bëjë me stabilitetin dhe sigurinë në gjithë rajonin. I gjithë rajoni duhet të ketë perspektivë evropiane”, ka deklaruar Avramopoulos, transmeton Indeksonline.
Duhet përkujtuar që kosovarët vazhdojnë të jenë të izoluar sa i përket lëvizjes së lirë pa viza në zonën Schengen, e kjo gjë shpesh ka nxitur mos-besim edhe në institucionet kosovare dhe ato të huaja.