Kosova po vazhdon të ketë ngritje në ranglistën e FIFA-s.
Paraqitjet pozitive të Kombëtares së Kosovës në muajin qershor kanë bërë që ‘Dardanët’ të vazhdojnë progresinnë renditjen e FIFA-s.
Shtëpia më e madhe e futbollit botëror ka publikuar sot renditjen e re të kombëtareve, ndërsa ‘Dardanët’ janë ngritur për një pozitë.
Kombëtarja e Kosovës tani renditet në pozitën e 120-të në ranglistën botërore.
Renditja paraprake u publikua muajin e kaluar ku Kosova u ngrit për gjashtë pozita në vendin e 121-të, ndërsa tashmë ajo zë vendin e 120-të.
Ky progres i Kosovës u sigurua falë paraqitjeve të mira në ndeshjen e qershorit.
Skuadra e Bernard Challandes barazoi 1-1 ndaj Malit të Zi, ndërsa realizoi fitore si mysafir i Bullgarisë 3-2.
Kjo është renditja më e lartë e Kosovës në ranglistën e FIFA-s, që prej kur është pranuar në shtëpinë më të madhe të futbollit.