Sonte do të zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë.
Kombëtarja e Kosovës ka pranuar një lajm të madh para fillimit të ndeshjes me Bullgarinë.
Gazetari i sportit, Arlind Sadiku, ka njoftuar se ylli i kombëtares, Benjamin Kololli, do të jetë i gatshëm të luaj nga minuta e parë.
Anësori i Zurich nuk ishte në gjendje të ndihmonte skuadrën e tij në ndeshjen kundër Danimarkës, shkaku i një lëndimi.
Në stërvitjen e parë të mbajtur para ndeshjes me Bullgarinë, ishte raportuar se Benji do ta humbte edhe ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020.
Megjithatë, në momentet e fundit, Sadiku ka njoftuar tifozët se ylli i dardanëve do të jetë në fushë.