Reims lejon Zenelin dhe Berishën që t’i bashkohen Kosovës.
Skuadra franceze Reims, nuk ka paraqitur asnjë problem për futbollistët, duke i lejuar që t’u bashkohen kombëtareve në ndeshjet e shtatorit.
Në faqen zyrtare të klubit, është bërë e ditur se tetë lojtarë janë liruar nga klubi për ndeshjet ndërkombëtare.
Në këtë listë janë edhe Arbër Zeneli dhe Valon Berisha.
Dyshja do të jetë në gjendje të ndihmojë Kosovën në dy ndeshjet e shtatorit, atë kundër Moldavisë dhe Greqisë.
Diçka të kundërt kanë bërë klubet gjermane dhe italiane, duke i lejuar lojtarët që të përfaqësojnë Kosovën vetëm në ndeshjen kundër Moldavisë, që luhet në Itali më 3 shtator.