Kosova merr lajmin katastrofal para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut

23:46 | 03 October 2020

Amir Rrahmani mund t’i mungojë Kosovës në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut.

Raportimet e fundit nga Italia thonë se Napoli nuk do të udhëtojë drejt Torinos, për ndeshjen ndaj Juventus

Rastet e reja me Covid-19 kanë bërë që situata të jetë alarmante dhe skuadra të izolohet e tëra.
Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzo, skuadra do të marrë një ditë pushimi nesër.

Bashkangjitur me këtë thuhet se edhe grumbullimet me kombëtaren do të jenë në rrezik.

Mbetet të shihet se çfarë do vendos Napoli në lidhje me futbollistët e skuadrës të grumbulluara nga kombëtaret e ndryshme.

Vendimi është marrë nga vet Aurelio de Laurentiis i cili ka ndaluar udhëtimin e skuadrës drejt Torinos pasi që dy lojtarë dolën pozitivë me COVID-19.

Napoli frikësohet se do t’i ndodh ajo që i ndodhi Genoas dhe kjo do të rrezikonte paraqitjen e kësaj skuadre edhe në Europa Ligë.

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodh por mbetet të shihet gjatë ditës së nesërme se cili do të jetë vendimi i skuadrës, jo vetëm për lojën në ligë, ku Napoli do të përballet me Juventusin por edhe për lojtarët të cilët në javën e ardhshme do të luajnë për Kombëtaren e tyre.

Kjo do të thotë se mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani do të mungojë në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut pasi që atij nuk do t’i lejohej që të udhëtojë për Kosovë dhe do të urdhërohet për vetizolim.

Komento: