Kosova merr një lajm të mirë nga UEFA

15:51 | 24 September 2020

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme.

KE i UEFA-së ka vendosur që të vazhdojë me lejimin e pesë zëvendësimeve në ndeshjet e Ligës së Kombeve, aty ku Kosova do të luajë në muajin tetor në ‘play-off’ kundër Maqedonisë së Veriut, e më pas në kuadër të Ligës C kundër Greqisë e Sllovenisë.

Duke marrë parasysh formën jo të mirë fizike të lojtarëve tanë, ky rregull do të jetë ndihmë e madhe për selektorin Bernard Challandes.

Ndërkohë, veç Ligës së Kombeve, pesë zëvendësimet do të lejohet në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës për edicionin 2020/21 dhe në të gjitha kompeticionet tjera të UEFA-së.

Komento: