Greqia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.
Shefja e zyrës së Greqisë në Kosovës, Heleni Vakali, ka thënë se vendi të cilin ajo e përfaqëson ka qenë vazhdimisht mbështetëse e fortë dhe e vendosur e liberalizimit të vizave për kosovarët.
Kështu ka njoftuar zyra e Greqisë në Kosovë në llogarinë që ka në Facebook.
“Greqia ka qenë vazhdimisht një mbështetëse e fortë dhe e vendosur e liberalizimit të vizave për kosovarët”.