Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, flet Challandes

19:20 | 03 Mars 2020

Është ndarë shorti për Ligën e Kombeve.

Bernard Challandes ka folur pas tërheqjes së shortit të Ligës së Kombeve, ku Kosova do të jetë në grup me Slloveninë, Greqinë dhe Moldavinë.

“Nuk është një short i lehtë, jemi në Ligën C, luajmë kundër Sllovenisë, që ka qenë në Kampionat Evropian, pastaj Greqia, edhe Moldavia është një ekip i mirë”, ka deklaruar Challandes, përcjell lajmi.

“Është mundësi e mirë të luash kundër skuadrave të mira, për të vazhduar progresin”.

“Mundesëi e mirë të tregojmë çfarë mundemi, do të jetë interesant të luash kundër ekipeve si Greqia dhe Sllovenia”.

Komento: