Kosova mëson orarin e ndeshjeve në Ligën e Kombeve, ja kur luhet ndeshja me Greqinë

08:18 | 04 Mars 2020

Liga e Kombeve, pas hedhjes së shortit, ka publikuar edhe orarin e ndeshjeve që do të zhvillohen nga muaji shtator deri në nëntor të këtij viti.

Kosova që bën pjesë në grupin e tretë të Ligës C të Kombeve, ndeshjen e parë do ta luajë si mysafire kundër Moldavisë, më 3 shtator.

Ndërkaq, përballjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta zhvillojë ndaj Greqisë më 6 shtator.

Ndeshjet e radhës Kosova i luan në dhjetor, ku pret Slloveninë, dhe pastaj udhëton te Greqia.

Dhe në nëntor, luajmë si mysafir të Slloveninë, dhe kampanjën në Ligën e Kombeve e mbyllim në ‘Fadil Vokrri’, duke e pritur Moldavinë, më 16 nëntor.

Orari i ndeshjeve të Kosovës:

Moldavia – Kosova, 3 shtator, 20:45

Kosova – Greqia, 6 shtator, 20:45

Kosova – Sllovenia, 10 tetor, 20:45

Greqia – Kosova, 13 tetor, 20:45

Slovenia – Kosova, 13 nentor, 20:45

Kosova – Moldavia, 16 nentor, 20:45

Komento: