Kosova mposhtet nga Guinea

18:07 | 08 Qershor 2021

Kosova humb miqësoren ndaj Guinesë.

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje nga Guinea.

Kosova ka pësuar humbje nga Gunea në kuadër të një miqësore të luajtur në “Arslan Zeki Demirci Spor Kompleksi” në provincën Manavgat të Turqisë, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë përfundoi pa gola ndërmjet Kombëtareve.

Në pjesën e dytë, Kosova pati iniciativën, por megjithatë, ishin afrikanët që dolën në avantazh me dy gola të shpejtë.

Fillimisht ishte Kouyate i cili shënoi në min 60’ pas një krosimi nga Konate.

Pas pesë minutash, në min 66’ u akordua penalti në favor të Guinesë, nga pika e bardhë i saktë u tregua Kante në min 66’.

Këto dy gola ishin të mjaftueshme për Guinenë që të dalë triumfuese nga ky duel.

Në fund, ishte Arb Manaj i cili shënoi golin e nderit në min 90+3′.

Rezultati përfundimtar, Kosova 1-2 Guinea.

Komento: