Kosova ndër vendet me përfaqësimin më të lartë parlamentar në rajon, Serbia mbetet shumë prapa sipas raportit të CGO-së

08:25 | 24 Korrik 2026
kosova-nder-vendet-me-perfaqesimin-me-te-larte-parlamentar-ne-rajon,-serbia-mbetet-shume-prapa-sipas-raportit-te-cgo-se

Kosova renditet ndër vendet me përfaqësimin më të lartë parlamentar në Ballkanin Perëndimor, ku një deputet përfaqëson mesatarisht 13.354 banorë, sipas një analize krahasuese të publikuar nga Qendra për Edukim Qytetar (CGO) e Malit të Zi.

Sipas raportit, Mali i Zi ka numrin më të madh të deputetëve në raport me popullsinë, ku një deputet përfaqëson mesatarisht 7.699 banorë. Pas tij vjen Kosova me 13.354 banorë për deputet, ndërsa pasojnë Maqedonia e Veriut me 15.306, Shqipëria me 17.158, Serbia me 26.588, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina ka raportin më të ulët në rajon, me 84.075 banorë për një deputet në Dhomën e Përfaqësuesve.

CGO thekson se këto shifra nuk tregojnë domosdoshmërisht cilësinë e punës së parlamenteve, por hapin diskutimin për raportin ndërmjet numrit të deputetëve, kostos së funksionimit të tyre dhe rezultateve konkrete që ata arrijnë në interes të qytetarëve.

Komento: