Kosova ndeshet me Bullgarinë, me ngulm kërkon tri pikë

09:16 | 10 Qershor 2019

“Dardanët” sonte kanë një test të vështirë me Bullgarinë.

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte ka testin e radhës, në Sofje, kundër Bullgarisë. Për Dardanët kjo do të jetë ndeshja e tretë e eliminatoreve drejt Euro 2020, shkruan lajmi.net.

Lojtarët e Bernard Challandes janë në kërkim të tri pikëve, njëkohësisht drejt fitores së parë në një ndeshje kualifikuese.

Kosova nuk ka fituar asnjë ndeshje eliminatore, as në ato për Kupën e Botës, e as për nja kampionat Evropian.

Djelmoshat tanë e kanë nisur kampanjën drejt Euro 2020 me dy paraqitje shumë të mira, por pa gjetur fitoren.

Në ndeshjen që luhet me fillim nga ora 20:45, kombëtarja Dardane synon që sonte t’i marr tri pikët.

Në këtë ndeshje Kosova luan pa disa prej lojtarëve kyç, siç janë Arbër Zeneli, Valon Berisha, Hekuran Kryeziu e Herolind Shala.

Në të njëjtën kohë, po sonte, luhet edhe një ndeshje e vlefshme për grupin A, mes Malit të Zi dhe Çekisë.

Komento: